Nuk ka asnje rast pozitiv me Covid-19 ne Orlando te Floridas ku jane grumbulluar 22 skuadrat e NBA per te zhvilluar pjesen e mbetur te sezonit duke nisur nga 31 korriku. Pas njoftimit per 2 raste me coronavirus ne 13 korrik, raundi i radhes i testeve te kryera nuk regjistroi asnje te prekur nga ky virus. Nderkaq NBA ka treguar edhe dimensionet e skuadrave persa i perket perberjes se tyre. Ne kete moment, me ne veshtiresi eshte skuadra e Portland qe ka ne dispozicion vetem 13 lojtare duke marre parasysh qe ekipet nuk jane te autorizuara qe te zevendesojne ata qe jane te demtuar, por vetem ata qe jane te prekur nga Covid-19.
Brooklyn mund te kete 14 lojtare ne dispozicion dhe ketu mungojne yje si Kevin Durant, Kyrie Irving dhe Claxton te cilet nuk mund te zevendesohen. Dy skuadra kane 15 lojtare ne dispozicion, ndersa 7 ekipe kane udhetuar drejt Orlandos me nga 16 basketbolliste ne radhet e tyre dhe 11 jane te plote me 17 lojtare.
Nderkaq lajmi i mire eshte se edhe Russell Westbrook e kaloi Covid-19 dhe eshte sheruar. Ylli i Houston Rockets do te bashkohet shume shpejt me skuadren e tij ne Orlando per fazen e mbetur te sezonit te NBA. Westbrook qe rezultoi pozitiv perpara disa javesh nuk kishte simptoma dhe qendroi ne karantine. Po keshtu edhe ylli tjeter i skuadres Texane, James Harden qendroi ne karantine pasi rezultoi i prekur nga coronavirusi me basketbollistin qe ishte asimptomatik. Harden iu nenshtrua kontrolleve te tjera perpara se t’i bashkohet skuadres se Houston Rockets.
Sfidanti.al