Pasi mbylli La Ligan me nje vend te dyte zhgenjyes pas Realit te Madridit, Barcelones nuk i mbetet vecse Liges se Kampioneve per te shpetuat sezonin. Ne kuader te pergatitjeve per ndeshjenbe kthimit te 1/8 te finaleve me Napolin, skuadra katalanase zhvilloi seancen e fundit stervitore perpara se trajneri Setien t’u jape futbollisteve te tij 6 dite pushim deri ne 28 korrik per te rikarikuar baterite dhe per te tentuar trofeun me prestigjoz.
8 gusht, ora 21:00; jane keto data dhe ora e kryqezimit te rendesishem ne rrugen e Barcelones drejt Liges se Kampioneve. Pasi u permbysen nga Real Madrid dhe hodhen poshte La Ligan, katalanasit nuk duhet te gabojne ndaj Napolit per te qene ne Final Eight ne Lisbone. Fitorja 5-0 ne ndeshjen e fundit te kampionatit nuk eshte shume per nje ambient qe eshte shnderruar ne ‘fuci baruti’. Zevendesuesi i Valverdes i ka ditet e numeruara dhe vetem nje arritje e madhe do ta ndihmonte te ruante postin ne pankinen blaugrana.
Ne ditet e kaluara Messi foli dhe fjalet e tij ishin kritika autentike. Argjentinasi ndoshta nuk shenon si ne kohet e tij me te mira, por eshte gjithnje e me shume lider dhe fati i skuadres varet nga kepucet e tij. Per me teper, ndaj Napolit nuk do jene Busquets dhe Vidal te skualifikuar, ndersa Griezmann po punon qe te jete gati pas nje problemi muskular. Ne nje situate te tille, pushimet per te cliruar muskujt dhe mendjen mund te jete nje recete e mire per Barcelonen.
Sfidanti.al