Për të dytën verë radhazi po kërcehet “tangoja e lamtumirës”, por secila nga palët ka mendimet e veta, pse jo të kundërta. Juventusi besohet se mund të sakrifikojë Paulo Dibalën (apo Kristiano Ronaldon?) për të vënë në rregull financat, e për të forcuar skuadrën, ndërsa vetë argjentinasi mendon si lojtar që Juventusi kërkon ta mbajë. Mediat shkruajnë se numri 10 ka kërkuar (nëpërmjet agjentit të tij) një rrogë vjetore prej 20 milionë eurosh, nëse në Torino duan që ai të rinovojë kontratën. Një situatë me të vërtetë e çuditshme, që tregon se çfarë pasigurie mbretëron në tregun e futbollit. Dibala u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Serinë A, edhe pse shënoi më pak gola se Kristiano Ronaldo dhe Çiro Imobile. Me pagesën e re, argjentinasi do të bëhej lojtari i dytë më i paguar tek Juvja, pas Ronaldos, ndërsa tani është pas CR7-ës, De Ligtit, Higuainit dhe Pjaniçit, që do të largohet tek Barcelona.
Sfidanti.al