Eliminimi i bujshëm i Realit të Madridit që zbriti nga froni i kampionit të Evropës pas 1011 ditësh, do të sjellë edhe revolucionin te skuadra madrilene; tifozët kërkojnë largimin e Perez, Solari nuk do të qëndrojë në stolin e Realit në fund të sezonit dhe shumë prej lojtarëve do të bëjnë gati valixhet e tyre.
