Eliminimi i bujshëm i Realit të Madridit që zbriti nga froni i kampionit të Evropës pas 1011 ditësh, do të sjellë edhe revolucionin te skuadra madrilene; tifozët kërkojnë largimin e Perez, Solari nuk do të qëndrojë në stolin e Realit në fund të sezonit dhe shumë prej lojtarëve do të bëjnë gati valixhet e tyre. Mes këtyre futbollistëve duket se do të jetë edhe Marselo, i cili është lënë gjithnjë e më shumë mënjanë nga trajneri aktual i skuadrës merenges dhe i afrohet gjithnjë e më shumë Juventusit.
Florentino Perez e ka dhënë miratimin për transferimin e tij dhe tani ajo që e largon akoma më shumë Marselon nga Reali është bashkëshortja e futbollistit, Klaris Alvesh që në profilin e saj në Instagram postoi një mesazh drejtuar trajnerit dhe presidentit të Realit, një mesazh që të lë të kuptosh divorcin e Marselos me klubin madrilen.
‘Kur dikush të trajton sikur të ishe një opsion, ndihmoje që të të largojë nga ekuacioni-shkruante Klaris Alvesh në postimin e saj-ndonjëherë duhet të mos e vrasësh mendjen, të mos shqetësosheh për atë cfarë bën. Mos prit që të shohës ndryshime pozitive nëse je i rrethuar nga persona negativë. Mos u jep personave ‘part time’ një pozicion ‘full time’ në jetën tënde. I njeh vlerat e tua, mos u kënaq më më pak sec meriton’
sfidanti.al