Reali i tërbuar: Gjyqtar në “El Klasiko” një “njeri i Barcelonës”?!

Në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, Barcelona mundi thellë 3-0 Realin e Madridit në “Santiago Bernabe”, duke u kualifikuar kështu për në finale tëkësaj Kupe, ku ajo do të ndeshet me Valencian. Sidoqoftë, të shtunën, do të zhvillohet një “El Klasiko” e re, kësaj here në kuadrin e La Ligës dhe po në Madrid.

Në prag tyë kësaj “El Klasiko” të re, Reali mori nga federata spanjolle e futbollit një lajm, të cilin ai e priti me pakënaqesi të madhe. Federata e njoftoi klubin “mbretëror” se gjyqtar i kësaj ndeshjeje të madhe është caktuar Undiano Maljenko. Në fakt, fillimisht gjyqtar i kësaj ndeshjeje ishte caktuar Ernandezi, por ky i fundit u dëmtua dhe kështu u zëvendësua.

Në kampin e Realit u shprehën mjaft tëpakënaqur ndaj këtij vendimi të federatës, sepse në këtë klub Maljenkon e konsiderojnë “njeri të Barcelonës”, pasi ai, sipas “mbretërorëve”, e ka dëmtuar disa herë Realin e Madridit me arbitrimet e tij.

Sfidanti.al