Që nga 17 shkurti, Reali i Madridit kaloi nga “purgatori” në “ferr”. Bilanci i skuadrës më të madhe të historisë, në 3 javët e fundit është e denjë për cilindo ekip të fundit të renditjes në secilin kampionat të fortë të Europës. Dy humbje dhe një fitore në La Liga, një humbje me eleminim në Kupën e Mbretit dhe një humbje po me eleminim në Champions.
Nëse mbledhim golat, do të shikojmë se bilanci është edhe më turpërues, plot 4-11. Humbja e fundit e rëndë me Ajaksin (1-4) iu shtua dy disfatave me Barcelonën (0-3, 0-1), si dhe dështimit të papritur në “Bernabeu” ndaj Gironës (1-2). Fitorja e vetme, 2-1 në fushën e Levantes. Duket pikërisht se “Santiago Bernabeu” është stadiumi ku Reali bllokohet dhe nuk arrin të luajë futboll, pasi të katër humbjet e këtyre javëve i ka pësuar në Madrid!
Sfidanti.al