Modriç dhe Rakitiç “ngrohin” zemrat e tifozëve të “El Klasikos”

Në ndeshjen e fundit “El Klasiko”, të cilën Barcelona e fitoi 1-0 në “Santiago Bernabe” kundër Realit të Madridit, kësaj here në kuadrin e La Ligës, golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori Ivan Rakitiç që, në fakt, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke u lavdëruar madje edhe nga Zhoze Murinjo.
“Mbretërorët” madridas përsëri i zhgënyen tifozët e vet, duke pësuar humbjen e dytë në “Bernabe” brenda tri ditësh nga Barcelona, por, sidoqoftë, mesfushori i Realit, Luka Modriç, përsëri ishte ndër më mirët në fushë në ndeshjen derbi më të madhe në botë.
Mbas ndeshjes, në rrjetet sociale u publikua një video interesante, në të cilën shihej sesi dy futbollistët e lartpërmendur kroatë u përqafuan njeri me tjetrin, duke “ngrohur” zemrat e tifozëve anekënd botës.
Sfidanti.al