Njerëzit besojnë se Nejmari po shërohet, .. ai tërbon në karnavale!

Nejmarit i është bërë ndërhyrje në shputën e këmbës së djathtë dhe te PSZH-ja mezi po e presin kthimin e tij, ndërkohë që presupozohet se ai duhet të jetë në rehabilim e sipër mjekësor. Në fakt, është e vertetë se ai po bën rehalibitim, por, në të vërtetë, ky është njëlloj rehabilitimi tjetër – argëtues!
Këtë fundjavë, Nejmari u vu re, duke “tërbuar” në karnavalet braziliane, pavarësisht se në Paris për të e paguajnë shumë shtrenjtë çdo minutë të tij dhe kujdesen, si për asnjeri tjetër, për shendetin e tij. Duhet të shihet sesi do të reagojë kryesia e PSZH-së, kur të shoh fotot e Nejmarit, duke u “rehabilituar” në Rio de Zhaneiro.
Sfidanti.al