“Do ta them që do ta them, eleminohuni ndaj Bajernit në Champions, dhe përqëndrohuni në Premier Ligë”. Këto janë fjalët e pamëshirshme të Geri Nevilit, ish-mbrojtësit të Mançester Junajtidit, për lojtarët e sotëm të Liverpulit dhe për trajnerin e tyre, Jurgen Klop. “Kjo që po them duket si çmenduri, – vazhdoi ai, – natyrisht, askush nuk hyn në një ndeshje për të humbur, por është në interes të Liverpulit që të përqëndrohet vetëm tek një garë dhe të jetë i freskët”.
Mançester Siti dhe Liverpuli kanë kalendar të ngjeshur, me skuadrën e Guardiolës që do të jetë më e ngarkuar, sepse do të luajë të paktën dy ndeshje të Kupës së Anglisë. Geri Nevil ka qenë pjesë e Mançester Junajtidit të viteve 90-të dhe 2000, dhe ka mjaft përvojë nga lufta në dy fronte, ndaj fjalët e tij duhen marrë seriozisht. Gjithsesi, vështirë që Klopi dhe lojtarët e tij të pranojnë këshillën, pasi kjo nuk do të tolerohej nga tifozët. Në fund të fundit, Liverpuli është nënkampion i Europës në fuqi”.
Sfidanti.al