Reali i Madridit pësoi edhe një humbje tjetër të hidhur (0-1) në “Santiago Bernabe” nga ekipi rival kryesor, Barcelona, dhe mbas eliminimit nga Kupa e Mbretit ai tanimë mund t’i thotë lamtumirë edhe kupës së kampionit të La Ligës. Këtë e pranon edhe mbrojtësi i djathtë u Realit, Dani Karvahal.
“Kjo ishtë një javëe veshtirë për neve. Ne humbëm dy ndeshje derbi në fushën tonë dhe u thamë lamtumirë dy kupave. Mbas eliminimit nga Kupa, neve na u rënduan këmbët, por megjithatë ne patëm shanse, por nuk patëm fat. Problemi ynë aktual është realizimi dhe, nëse ju nuk shënoni dot gol në ‘El Klasiko’, atëherë, fati kthehet kundër jush. Megjithatë, Reali i Madridit asnjëherë nuk dorëzohet, ne do të punojmë fort dhe do të bëhemi më të mirë”, vuri në dukje Karvajali.
Sfidanti.al