Qëkur u bë e qartë se kapiteni aktual i “djajve të kuq”, Antonio Valensia, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga klubi, trajneri Ole Solskjer ia ka vënë syrin Pol Pogbas që ky i fundit ta marrë përsipër këtë detyrë të rëndësishme.
Pogba, në fakt, ka qenë kapiten i ekipit edhe në kohën e Zhoze Murinjos, por, mbas mosmarrëveshjeve që u krijuan mes atyre të dyve, mesfushorit francez iu hoq shiriti i kapitenit, madje me paralajmërimin se ai asnjëherë nuk do bëhet më kapiten i këtij ekipi!
Sidoqoftë, trajneri norvegjez ka marrë disa vendime që u kundërvihen atyre të trajnerit të mëparshën (Murinjos) dhe një nga këta është caktimi i Pogbas si kapiten i Junajtidit. Me këtë rast, duhet të theksohet se Solskjeri me këtë gjest tregon se ai i vlerëson mjaft Pogban dhe lojën e tij të shkëlqyer nën drejtimin e tij.
Sfidanti.al