Prapaskena të pazakonta, Argjentina shaktërron Burkina Fason

Argjentina fitoi me rezultatin 7-0 në miqësoren e luajtur ndaj Burkina Fasos. Ndeshja në Buenos Aires nuk ishte aspak normale për shkak të problemeve me përfaqësuesen nga Afrika. Burkina Faso mbërriti në Buenos Aires vetëm pesë orë para ndeshjes. Fillimisht u anulua fluturimi privat nga Maroku pasi kishte probleme teknike.

Disa nga lojtarët kryesuese refuzuan udhëtimin për shkak të lodhjes, ndaj Burkina Faso kishte një ekip me të rinj në fushë. Raportimet nga Afrika madje tregojnë se udhëtimi zgjati rreth 11 orë dhe thuajse pa pushim. Golat ndërkohë u shënuan nga Lautaro Martinez, Xhanluka Prestinani, Niko Paz, Hulian Alvarez, Franko Mastantuono dhe Xhuliano Simeone. Moumune Diallo realizoi autogol nga miqtë. Mesi nuk luajti në këtë përballje, teksa më 6 tetor ndaj Beninit ka edhe ndeshjen e lamtumirës.