Ishte një duel vërtet kritik ai i luajtur në Moskë për Euroligën. CSKA-ja vendase kishte shansin më të mirë, dhe ndoshta të fundit, për t’ia kaluar Realit në renditje, dhe e shfrytëzoi ndonëse me shumë vështirësi. Skuadra ruse fitoi 82-78, në një përballje të ekuilibruar, ku madrilenët nuk hoqën dorë për asnjë moment nga synimi
