Guardiola: Është e vështirë t’u kundërvihesh Barcelonës dhe Realit ….

Frenki De Jong para disa ditësh e kompletoi kalimin e tij nga Ajaksi i Amsterdamit për te Barcelona, me të cilën ai do të luajë, duke filluar nga vera e ardhshme. Ky mesfushor i ri i talentuar konfirmoi se para se të arrinte akord me klubin katalonjas, ai zhvilloi bisedime me Mançester Sitin dhe PSZH-në, por se Barcelona ishte klub më i madh në sytë e tij. Tani, lidhur me këtë temë u prononcua edhe trajneri i Sitit, Pep Guardiola:
“Unë nuk jam shumë i zhgënjyer nga De Jongu. Është e vështirë t’u kundërvihesh Barcelonës dhe Realit, kur është fjala për të luftuar për ndonjë lojtar dhe transferimi i këtij futbollisti holandez është një shembull i mirë në këtë drejtim. Këta dy klube janë gjithnjë në epërsi, sepse janë më të mëdhenjtë në botë dhe kanë se çfarë të ofrojnë. Kështu që ne duhet të nxjerrim mësim dhe të tregohemi më të shpejtë në të ardhmen”.
De Jongu u bashkua me Barcelonën që pagoi për të 75 milionë euro plus 11 milionë të tjerë në formë bonusesh të ndryshëm, duke e bërë këtë futbollist si holandezin me të shtrenjtë të të gjithë kohërave.
Sfidanti.al