Te Juventusi nuk ka vend, kurse te Barcelona e presin krahapur!

Pavarësisht nga rezultatet shumë të mira në të gjithë frontet dhe lojrat gjithnjë e më të mira të ekipit të tij, trajneri Ernesto Valverde ka ndeshur në një handikap, sepse nga katër mbrojtësit stoper që ka në dispozicion, ai mund të mbështet vetëm te dy prej tyre, duke qenë se Umtiti dhe Vermaleni janë të dëmtuar, ndërkohë që këtë të fundit e pret një pauzë e gjatë. Përgjegjësinë me të madhe në mbrojtje tani e kanë Pike dhe Lengl, por ata nuk mjaftojnë, kështu që klubi katalonjas është vënë në kërkim të zgjidhjeve të reja dhe një prej tyre është mbrojtësi torinez Daniele Rugani, bën të ditur “Skaj Sporti”.
Ky futbollist italian deri tani ka luajtur vetëm në tri ndeshje të Serisë A dhe kuptohet se ai do një minutazh më të madh loje. Sikurse bëhet e ditur, Barcelona do që ta marrë atë hua me të drejtë blerjeje të kontratës së tij në fund të sezonit.
Sfidanti.al