Pse Isko në Londër? Një plan djallëzor me vlerë 70 milionë sterlina

Mediumet anglezë shkruajnë se Çelsi ndodhet shumë pranë nënshkrimit të kontratës me futbollistin spanjoll, Isko, që luan me Realin e Madridit, dhe se që janarin e ardhshëm ai do të mund të nisë të luajë në “Stemford Brizh”.
“Blutë” e Londrës për shërbimet e këtij mesfushori të talentuar janë gati të nxjerrin nga “qesja” 70 milionë sterlina, ndërkohë që paga javore e Iskos pritet që të jetë 250 000 sterlina në javë. Kontrata, sipas medias, do të ketë një kohëzjatje prej katër vitesh e gjysmë, ndërkohë që Çelsi është gati t’i japë Iskos edhe një shumë suplementare mbas nënshkrimit të kontratës.
Në fakt, edhe vetë Isko 26-vjeçar do që të ikë nga “Santiago Bernabe”, ndërkohë që ai nuk ka marrëdhënie të mira as në dhomën e zhveshjes. Në këtë sezon, Isko ka luajtur në gjithsej 17 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist goli.
Sfidanti.al