Përballja e radhës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që do të jetë edhe akti i dytë i ‘El Clasicos’ për këtë sezon në Ligën Spanjolle do të luhet në datën 2 mars dhe korrespondon me javën e 26 të kompeticionin. Lajmiu konfirmua nga vetë presidenti i La Ligës, Havier Tebas gjatë një interviste të dhënë për një radio iberike.
Sfida rezulton se do të luhet ditë të shtune dhe përkon me festën e karnevaleve. E vecanta e kalendarit të këtij sezoni në kampionatin spanjoll, është se ai nuk është i përcaktuar dhe ndeshjet e fazës së dytë nuk janë të të njëjtit rend si në të parën.
Akti i dytë i ‘El Clasicos’ së këtij sezoni do të luhet në shtëpinë e Realit të Madridit, në ‘Santiago Bernabeu’. Kujtojmë se në sfidën e parë të zhvilluar në fund të muajit tetor në ‘Camp Nou’, Barcelona e shkatërroi totalisht Realin e Madridit 5-1 duke bërë që Los Blancos të shkarkojnë edhe trajnerin Lopetegi. Në atë sfidë, protagonisti absolut u bë Luis Suarez me 3 golat e tij.
Barcelona ditën e diel fitoi ndaj Eibarit 3-0 duke siguruar titullin kampion të dimrit në Spanjë pasi e mbylli fazën e parë në krye të klasifikimit me 5 pikë më shumë se Atletiko Madrid në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Reali e Sevija që vijnë më pas.
sfidanti.al