Ibrahimovic sulmon Ronaldon: Kalimi te Juventusi nuk është një sfidë e vërtete

Ibrahimovic kundër Ronaldos, është një sfidë që nuk mund të përjetohet aktualisht në fushat e lojës, kjo për faktin se njëri luan në Major League Soccer me Los Angeles Galaxy, ndërsa tjetrki me Juventusin. Por në aspektin verbal është suedezi që nuk humbet asnjë rast për të nxjerrë veten në faqet e para të gazetave, sic ndodhi me intervistën e tij te e përditshmja holandeze ‘Voetbal Nieuws’.

Në këtë intervistë, Ibrakadabra sulmoi direkt Kristiano Ronaldon për zgjedhjen e bërë për t’u transferuar te skuadra e Juventusit

‘Kristiano flet për sfida të reja-deklaroi Zlatan Ibrahimovic-thote se për të është një sfidë të luajë për një skuadër që tashmë është e formuar shumë mirë për të fituar Serinë A. A nuk ishte sfidë ajo e përpara disa viteve të shkoje te Juventus në Serinë B për ta kthyer në Serinë A? Ta hajë dreqi, të shkosh te Juventus nuk është sfidë’

sfidanti.al