Euroliga, Reali akuzon gjyqtarët, por CSKA-ja fiton ndeshjen

Ishte një duel vërtet kritik ai i luajtur në Moskë për Euroligën. CSKA-ja vendase kishte shansin më të mirë, dhe ndoshta të fundit, për t’ia kaluar Realit në renditje, dhe e shfrytëzoi ndonëse me shumë vështirësi. Skuadra ruse fitoi 82-78, në një përballje të ekuilibruar, ku madrilenët nuk hoqën dorë për asnjë moment nga synimi për të fituar.

Francezi Nando De Kolo udhëhoqi moskovitët me 21 pikë, por shumë i rëndësishëm ishte Kori Hingis, që u kthye nga dëmtimi. Amerikani realizoi 15 pikë, edhe pse luajti vetëm 22 minuta dhe e nisi takimin në stol. Ai shtoi edhe 3 topa në tabela dhe iu shkaktuan 4 faulla. Komenti në faqen zyrtare të Euroligës ishte që “si gjithnjë, Higinsi e bën CSKA-në një skuadër më të mirë”.

Spanjollët patën pretendime për arbitrin, veçse përfundimi i ndeshjes nuk mund të ndryshojë. Reali pati lojtarin më të mirë, amerikanin Randolf me 20 pikë, Ajon pati 11 pikë dhe Kampazo shtoi edhe 10 pikë të tjera. CSKA ka tani 17 fitore e 5 humbje, po aq sa madrilenët, por është në vend të dytë sepse i ka fituar të dyja ndeshjet me Realin. Euroliga kryesohet nga Fenerbahçe me 17 fitore e 3 humbje, që fitoi thellësisht javën e fundit, 85-66 ndaj Panathinaikosit në Stamboll.

Sfidanti.al