Kur e mori për 155 milionë euro, i dhembi shumë shpenzimi i parave, por edhe e ngushëlloi fakti se po merrte një superlojtar nga Liverpuli. Kanë kaluar pak kohë, jo më shumë se një vit, por Filip Kutinjo nuk është ai Kutinjo që njohën drejtuesit e Barcelonës dhe tifozët katalanas. Prej shumë kohësh, braziliani po jep një rendiment kaq të ulët në fushën e lojës, saqë ka shkaktuar dëshpërim, apo edhe “ëndrra të shikuara me sy hapur”.
Gazeta “Marka” shkruan se drejtuesit e Barcelonës janë gati të dëgjojnë ofertat që mund t’u vijnë për Kutinjon, në mënyrë që ta transferojnë në verë, por këto oferta që të kenë kuptim duhet të arrijnë 100 milionë euro e sipër. E kush mund të paguajë sot kaq shumë për një lojtar që nuk po shkëlqen?
Gjithsesi, trajneri Valverde vazhdimisht i ka dhënë besim numrit 7, dhe burime në “Kamp Nou” bëjnë me dijë se klubi ka ende shpresë se Kutinjo do ta marrë veten. Ndoshta, do ta ndihmojë konkurrenca pasi Dembele pritet të kthehet nga dëmtimi, dhe Artur po shkëlqen në mesfushë. Për më tepër, në verë vjen edhe De Jong, ndërsa Rakitiç nuk është se ka dëshirë të largohet.
Sfidanti.al