Partizani luajti me Besën një miqësore, që dha po ashtu informacion pas situatës së krijuar mes Skukës dhe Garsis. Sulmuesi dibran u aktivizua titullar ndaj Besës, ndërsa nuk mbajti shiritin e kapitenit. Ishte portieri Qirko, të cilit i kishte kaluar shiriti për sfidën në “Niko Dovana”. Paulo Buxhelaj ndërkohë ishte kapiteni i pjesës së dytë

