Shënoi dy gola në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Teutës, të cilën Partizani e fitoi me përmbysje 3-2. Paraqitjet e Diego Contrerasit janë vlerësuar nga drejtuesit e klubit “të kuq”, të cilët kanë vendosur që të rinovojnë kontratën e sulmuesit kolumbian deri në vitin 2029.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diego Contreras. Sulmuesi kolumbian 22-vjeçar i cili konsiderohet një lojtar premtues ka nënshkruar së fundmi një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
sfidanti.al

