Emanuela Rusta po kalon një formë të mirë pasi vetëm pak ditë pasi arbitroi ndeshjen mes Spanjës dhe San Marinos (ndeshje kualifikuese për Europianin e moshave deri në 21 vjeç), sot i është komunikuar një tjetër takim për të drejtuar.
UEFA do të kryesojë një ekip shqiptar arbitresh për takimin që do të luhet në Holandë mes Twente dhe Atletico de Madrid, e vlefshme për javën e katërt të Champions League-s 2025-2026 për femra. Dueli i cili do të luhet në Enschede të enjten i është besuar Emanuela Rustës, e cila do të ndihmohet nga dy vijë rojtëset Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Arbitre e katërt do të jetë Kejsi Tafili. Në dhomën e VAR do të akomodohet Kreshnik Barjamaj, i cili do asistohet nga Albert Doda.
sfidanti.al

