FC Bayern është gati për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Michael Olise, të cili i skadon kontrata në Mynih në 2029-ën. Sipas “Sky Deutschland” drejtuesit e klubit në këtë drejtim janë të bindur se duhet që të bëjnë gjithçka për të rinovuar kontratën me 26-vjeçarin, i cili pritet që të jetë futbollisti më i paguar në historinë e skuadrës.
Për momentin Kane dhe Musiala janë lojtarët më të paguar më rreth 25 milionë euro në sezon secili ndërsa për Olise pritet që kontrata e re do të ketë të përfshirë një ofertë më të lartë. Burime pranë Real-it, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën, kanë bërë me dije për “Sky Deutschland” se nuk priten surpriza pasi shanset që Olise të rinovojë janë të larta.

