Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka hequr çdo dyshim që qarkullonte. Kërnaja u shpreh se do të jetë deri në fundin e sezonit, pas barazimit pa gola që erdhi ndaj Vllaznisë. Për më tepër zbuloi edhe trajnerin e parë të ekipit B në ndeshjet që vijnë. Realf Zhivanaj, që qëndron si ndihmës i Kërnajës, do vijojë në krye të Partizanit. Debutimi për të ishte në transfertën e Shkumbinit ku të kuqtë barazuan 2 me 2. Këtë javë ekipi B i Partizanit ishte pushim në Kategorinë e Dytë. Ekipi do të kthehet në fushë këtë fundjavë. Më 30 nëntor(e diel), Partizani B pret Orikun në stadiumin “Arena e Demave”. Ky takim është programuar për në orën 13:00 dhe cilësohet supersfida e javës për Kategorinë e Dytë. Të dyja ekipet masin forcat për kreun e renditjes. Aktualisht Oriku dhe Bylisi B kryesojnë me 3 pikë më tepër se të kuqtë, që ndërkohë kanë një ndeshje të prapambetur për të luajtur.
sfidanti.al

