Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, e konsideroi barazimin 1-1 me Vllazninë si humbje të dy pikëve të rëndësishme për skuadrën e tij. “Nga njëra anë më vjen keq për rastet e shpërdoruara, por nga ana tjetër më bën të ndihem mirë se tregoi që jemi ekip që nuk meriton të jemi aty ku jemi. Fatkeqësisht humbëm dy pikë sot, por shpresojmë t’i rikuperojmë në ndeshjet e ardhshme,” tha Kërnaja.
Ai shpjegoi strategjinë e përgatitur për ndeshjen, duke theksuar fokusin mbi mbulimin e krahëve të Vllaznisë dhe përdorimin e hapësirave që linin qendrat. “Ishte një përgatitje e suksesshme, krijuam raste ashtu si i kishim planifikuar. Barazimi nuk na vinte komod, sepse për mua Partizani është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe duhej të fitonim. Mbizotëruam në hapësira dhe fituam shumë duele, na vjen keq për pikët e lëna,” shtoi ai.
sfidanti.al

