Interi po bën përpjekje të mëdha që të marrë ne radhët e veta sulmuesin e Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku. Klubi italian i ka ofruar Junajtidit 20 milionë euro për një huazim dyvjeçar të golashënuesit belg, me qëllim që më vonë, në verën 2021, ta blejë plotësisht kontratën e tij me vlerë prej 50 milionë eurosh.
