Flamurtar, qepe gojën ! Luaj pa para, shëno gola, .pozo sikur je i lumtur!

Ishin mirë..kur ishin keq! Flamurtari , edhe pse nuk e shikon dot dritën e parave në tunelin financiar ku është futur ekipi, tani e tutje, hallin do ta mbajë nga brenda familjes, pa patur mundësi ta ndajë të keqen me publikun. Urdhëri është i prerë për futbollistët, madje u pret gjuhën më trimave : “ Ju duhet të bëni kujdes. Asnjë komunikim me median e shkruar apo vizive për pagat, pasi në të kundërt do të ketë masa ndëshkuese..” Po cilat do të jenë këto masa? Edhe para s’u japin, por.. para dashkan t’u marrin nga gjobat? Apo do të përzënë nga klubi futbollistët që kanë gjuhën më të gjatë se durimi për të pritur..!
Po kur Flamurtari të shënojë gol , a do të ndalohen futbollistët të festojnë duke pozuar me shenjën e njohur të gishtave që nënkupton paratë? Urdhëresa nuk shkon deri tek riti i golave, por, kuptohet, morali që përcillet nga gjesti është fshikullues për ata që e nisën sezonin duke thënë se …futbollistët do të notonin në para, dhe jo në det si vlonjatët e zakonshem…
Sfidanti.al