Pilo pas numbjes ndaj City-t: S’mund të jem i lumtur!

Pas debutimit në kombëtaren kuqezi ka ardhur edhe goli i parë në Champions League. 2026-ta është një vit i rëndësishëm për karrierën e Stavros Pilos, i cili i shënoi mbrëmjen e kaluar golin e vetëm për AEK-un në transfertën e vështirë në Mançester, e cila u mbyll me fitoren 5-1 të City-t.

Mëngjërashi ngushtoi rrezultatin në minutën e 52’, kur dërgoi shifrat përkohësisht në 2-1, pasi mposhti me një diagonale Gianluigi Donnarumma-n, por AEK-u u largua nga “Etihad Stadium” me një humbje të thellë 5-1. “Nuk mund të jem i lumtur për golin tim të parë në Evropë. Por tani duhet të shohim ndeshjen e radhës në kampionat, pasi aty kërkojmë që të arrijmë diçka”, tha 26-vjeçari në fund të ndeshjes së djeshme.

Përpara gazetarëve shqiptari pranoi se në fushë kishin zbritur dy skuadra me peshë të ndryshme në arenën europiane. “E vërteta është se ishim konkurrues. U përpoqëm të luftonim duke ndërtuar lojën dhe duke bërë lojën tonë. Në ndeshje si kjo, detajet kanë rëndësi dhe duhet të jesh 110% i përqendruar. E dinim që ishte shumë e vështirë”, analizoi Pilo.