Është vetëm 19 vjec, por gjysma e Evropës dëshiron shërbimin e tij. Bëhet fjalë për talentin e Benfikës, Zhoao Feliks për të cilin skuadra që ka shfaqur më shumë interes deri tani është Juventusi. Por në këtë pikë ka një problem dhe ai quhet Luis Filipe Vieira, presidenti i klubit luzitan,i cili nuk ka ndërmend që të privohet nga Zhoao Feliks që në këtë sezon ka shënuar 18 gola e ka dhënë 10 assist në 39 ndeshje.
‘Mund të garantoj të gjithë tifozët tanë se askush nga futbollistët nuk do të largohet-tha Vieira nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të klubit-Benfika do të bëjë gjithcka mundet që ta realizojë këtë. nuk do të lejojmë që të bindemi nga të tjerët dhe do të përpiqem që t’ua plotësoj kërkesat e lojtarëve në mënyrë që askush prej tyre të mos largohet nga klubi’.
Një deklaratë kjo që është si një dush i ftohte për Juventusin i cili kishte nisur kontaktet me agjentin e futbollistit, Zhorzh Mendes që është njëkohësisht edhe agjenti i Kristoano Ronaldos. Mendes ishte në torino gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Ajaksit dhe pati një takim pozitiv me Paraticin, por tani për të lind detyra që të bindë Vieira, një mision që duke u bazuar te fjalët e presidentit të Benfikës, duket se është i pamundur.
Por jo vetëm kaq. Sipas asaj që publikohet te ‘Correio da Manha’, synimi i Benfikës është që të rrisë ndjeshëm shifrën e klauzolës së kontratës së futbollistit nga 120 milionë në 200 milionë Euro për të mbajtur sa më larg klubet pretendente të Zhoao Feliks.
sfidanti.al