Fenomeni Mbappe; anulon Messin e Ronaldon kur ishin 20 vjec.

Cili është sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit në moshën 20 vjecare? Nëse do të bazohemi vetëm te shifrat, përgjigjja do të ishte e thjeshtë; Kilian Mbape. Sulmuesi i paris Sën Zhermenit në moshën 20 vjec ka bërë shumë më mirë se edhe vetë Messi e Ronaldo kur kishin të njëjtën moshë. Sigurisht që në këtë pikë duhen marrë parasysh edhe rrethanat e regjistrimit të këtyre shifrave sic është niveli i skuadrave kundërshtare dhe variabla të tjerë.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, Mbape ka shënuar në karrierën e tij si profesionist 96 gola me fanelat e Monakos, Paris Sën Zhermenit dhe përfaqësueses franceze me këtë të fundit ka 12 gola në aktivin e tij. Le të shohim statistikat e Lionel Messit në moshën 20 vjecare me argjentinasin që kishte shënuar 30 gola, 4 nga të cilat me fanelën e Argjentinës. Supremacia e Mbappe rritet akoma më shumë nëse bëhet krahasimi me Kristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez kur ishte 20 vjec, 4 muaj e 5 ditë kishte 27 gola të shënuar me Sportingun e Lisbonës, Mancester Juanjtd dhe përfaqësuesen portugeze. Futbolli nuk është vetëm statistika, por duhet pranuar pas as më të voglin dyshim se shifrat e Mbapesë janë impresionante dhe të bëjnë të mendosh se sulmuesi i Paris Sën Zhermeni është gati për të shkruar historinë. Në fund të fundit, Messi e Ronaldo kanë fituar thuajse gjithcka, tani e ka radhën Mbape që ka edhe kohën si aleat të tij.

sfidanti.al