Paratë nuk luajnë futboll: Ajaksi – shembulli më i pastër!

Shkolla e futbollit të Ajaksit njihet prej kohësh, pasi ky klub amsterdamas i ka dhuruar botës një numër legjendash futbolli, si Krojf, Sidorf, Davids, Klajvert, Overmars, Van Der Sar…
Më 1995, Ajaksi arriti deri te titulli i kampionit të Evropës, por këtë vit ky ekip ka një brez të hatashëm futbollistësh: De Liht, De Jong, Van De Bek, Zijesh, Neres, Tadiç…
Ajaksi ka futbollistë fantastikë dhe për këtë tanimë askush nuk ka asnjë dyshim, por këtë ekip e përbëjnë lojtarë, e gjithë vlera financiare e të cilëve nuk i kalon të 50 milionë eurot! Po ajo që ka rëndësinë më të madhe në këtë klub, është shkolla e tij e futbollit. Në formacionin e parë të Ajaksit, pesë futbollistë vijnë nga kjo shkollë, i gjashti është blerë 1 (një) euro, portieri është blerë 150 000 euro, kurse katër të tjerët: Van de Beek ka dalë nga akademia e futbollit, Zijesh është blerë 11 milionë euro, Tadiç – 11 milionë euro dhe Neres – 12 milionë euro.
Praktikisht, Ajaksi e shleu të gjithë investimin, madje edhe i teproi “diçka”, duke e shitur vetëm Frenki De Jongun të Barcelona, ku ai do të luajë sezonin tjetër, për 75 milionë euro plus 11 milionë të tjerë si bonuse.
Sfidanti.al