Sa praktik Navas: Me jepni 10 milionë dhe unë do të iki!

Mbas ardhjes së Tibo Kurtoas, portieri kostarikan, Kejlor Navas, e humbi vendin e tij si gardiani nr.1 i Realit të Madridit. Trajneri Zinedin Zidane ia ka bërë të ditur tanimë Navasit se ai mund të kërkojë ndonjë klub tjetër, nëse nuk është i kënaqur me statusin e portierit rezervë.

Në këto kushte, Navasi vendosi të kërkojë 10 milionë euro dhe të largohet nga klubi “mbretëror”. Kjo, në fakt, është shuma e përgjithshme e pagave gjatë dy viteve të ardhshëm, kur edhe mbaron kontrata e tij.

Benfika, Sportingu i Lisbonës dhe PSZH-ja janë klubet kandidatë më seriozë për shërbimet e portierit kostarikan. Sidoqoftë, duhet të pritet vendimi final, të cilin duhet ta marrë presidenti Florentino Perez.

Sfidanti.al