De Lighti driblon,  as te Barcelona dhe as te Juventusi, por te…

Një nga mbrojtësit e rinj më të mirë të botës, Matijs De Light, deri në fund të kësaj jave edhe zyrtarisht do të duhet të bëhet “ish-lojtar i Ajaksit”. ‘Skaj Sports” bëri të ditur se agjenti i tij, Mino Rajola, ka shkuar në Paris, ku ai pritet të finalizojë transferimin e futbollistit të ri holandez te PSZH-ja.

Sikurse dihet, për De Lightin janë interesuar Barcelona dhe Juventusi, por duket se ka fituar oferta më e majme dhe në këtë drejtim agjenti Rajola e ka syrin mjaft “të mprehtë”.

De Lighti sezonin e kaluar luajti në 33 ndeshje të kampionatit holandez, ku shënoi tre gola dhe dha po aq asistenca goli.

Sfidanti.al