Interi po bën përpjekje të mëdha që të marrë ne radhët e veta sulmuesin e Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku. Klubi italian i ka ofruar Junajtidit 20 milionë euro për një huazim dyvjeçar të golashënuesit belg, me qëllim që më vonë, në verën 2021, ta blejë plotësisht kontratën e tij me vlerë prej 50 milionë eurosh.
Oferta e parë ishte 10 milionë euro për huazimin dhe 60 milionë euro – në verën 2021, por Junajtidi nuk do që ta japë hua Lukakun. Klubi i “djajve të kuq” pranon ta shesë Lukakun, por paratë i do menjëherë, ndërkohë që refuzon huazimin.
Sidoqoftë, Interi i ka “duart e lidhura” sa i përket shpenzimit të parave, pasi është i kufizuar nga rregullat financiare fair play të UEFA-s.
Sfidanti.al