Si erdhi puna tek  Reali , gati të japë Bejlin dhe “ca” para për Pogban

Reali i Madridit vazhdon të jetë aktiv në përpjekjet për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Junajtidit, Pol Pogba, ndërkohë që së fundmi ky klub bëri një ofertë interesante.

Trajneri i “mbretërorëve”, Zinedin Zidane, i ka kërkuar kryesisë së klubit të vetë se dëshiron Pogban në ekipin e vet, por problemi qëndron te fakti se Junajtidi nuk e shet këtë futbollist francez më pak se 150 milionë euro. Realit kjo shumë i duket tepër e madhe, kështu që ai ka vendosur t’i ofrojë Junajtidit futbollistin uellsian, Garet Bejl, plus një shumë të caktuar parash në këmbim te Pogbas.

Sidoqoftë, vetë Bejli nuk do që të ikë nga Reali, pasi është shumë i kënaqur me paratë që merr dhe një gjë e tillë e nervozon shumë kryesinë e klubit të Realit.

Sfidanti.al