Ky po shkon futbolli? Pensionisti Ricoli do bilbilojë … në Kinë

Arbitri legjendar italian, Nikola Ricoli, që para dy vitesh u tërhoq si gjyqtar aktiv dhe atij iu dha një vend i mirë në federatën italiane të futbollit, po mendon seriozisht që t’i kthehet edhe një herë gjykimit të ndeshjeve, pasi ka marrë një ofertë “jonormale” nga Kina.
Ricoli momentalisht në federatën, ku punon, fiton 200 000 euro në vit, por në tryezë tani para tij ndodhet një ofertë nga ato që nuk refuzohen – një milion euro në vit!
Tani pritet që të shihet, nëse Ricoli do të vendosë t’i bjerë edhe një herë tjetër bilbilit, kësaj here në Superligën kineze.
Sfidanti.al