Udhëtim top- sekret: Murinjo mbërrin në aeroportin e Lionit …

Trajneri i njohur portugez, Zhoze Murinjo, momentalisht ndodhet i paangazhuar, kështu që emri i tij kohët e fundit është lidhur me shumë klube dhe në këto kushte ecejaket e tij nëpër Evropë ndiqen me vëmendje nga mediumet që tani bëjnë të ditur se ai është parë në aeroportin e Lionit, ku, sipas tyre, ai po bisedon me krerët e klubit francez (Lion).
I vetmi problem sa i përket angazhimit të ri të “Specialit” duket se mund të jenë kërkesat e larta financiare të Murinjos, por presidenti i Lionit thotë se trajneri portugez e “ka liruar pak dorën”, pra ka pranuar uljen e kërkesave.
Lioni, në fakt, ka një ekip të mirë dhe Murinjo mund të punojë në qetësi dhe pa presione. Pritet që klubi në fjalë ta ndalojë shitjen e lojtarëve të vet kryesorë, ndërkohë që Murinjo, nëse do të vijë në krye të Lionit, ai synim kryesor do të ketë ndërprerjen e dominimit të PSZH-së në Francë.
Sfidanti.al