Liverpuli befasues edhe kur vishet! Marrëveshjeje bombastike me “Najkun”?

Liverpuli prej disa sezonesh ka marrëveshje sponsorizuese me kompaninë “Nju Balans” që, veç të tjerave, mbulon të gjitha nevojat për pajisje të klubit të “Enfildit”. “Të kuqtë” fitojnë nga bashkëpunimi më këtë kompani rreth 45 milionë sterlina në vet, por duket se ata nuk janë shumë të kënaqur nga ky bashkëpunim.
Media angleze shkruan se Liverpuli po kërkon një sponsor të ri dhe se madje ka hyrë në bisedime me “Najkun” (Nike) që me siguri do t’i sjellë atij një pasuri të tërë.
Sipas medias, “djajtë e kuq” do të fitojnë deri në 750 milionë sterlina gjatë 10 viteve të ardhshëm nga sponsori i ri, por duhet të pritet, nëse do të arrihet marrëveshja përkatëse që do të jetë me të vërtete bombastike.
Sfidanti.al