Zhoze Murinjo mbetet personalitet i futbollit, kjo nuk ka dyshim. Pavarësisht antipatisë që krijon jo rrallë me sjelljen e tij shpesh mendjemadhe, sërish trajneri portugez ka aq aftësi dhe klas, sa të bëjë të harrohet gjithçka negative. Një veprim i tillë ishte dhurimi i medaljes së argjendit pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Realit.
