Sergio Ramos mund të kishte qenë sot sërish një lojtar i Zhoze Murinjos, nëse do të kishte kaluar tek Mançester Junajtid në 2015. Gjithsesi, ai zgjodhi të rinovonte kontratën dhe do të jetë kundërshtar me trajnerin portugez, në finalen e Superkupës në Shkup. Mbrojtësi i qendrës është në pozitën e duhur për të bërë një “peshim” të dy trajnerëve të tij, Murinjo më parë, dhe tani Zidan.
“Problemi kryesor për një trajner tek Reali është si të merret vesh me skuadrën, si të sillet në dhomën e zhveshjes, – u shpreh ai, – Zidan ia ka dalë më së miri. Murinjo kishte përvojë të madhe”. Këto fjalë tregojnë një diferencë, pra që Zhoze me eksperiencën e tij sërish nuk mundi ta kontrollonte siç duhet skuadrën, klanet brenda saj, dhe sidomos të mos kishte marrëdhëniet më të mira të mundshme me lojtarë të tillë si vetë Ramos apo Kristiano Ronaldo.
Murinjo fitoi në tre vjet vetëm një kampionat (me rekord pikësh dhe golash për Spanjën) e një Kupë të Mbretit, ndërsa Zidan ka fituar dy Champions dhe një titull kampion, plus Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet, në vetëm dy sezone. Portugezi megjithatë thotë se ishte ai që e ktheu Realin sërish në një klub të madh europian.
Sfidanti.al