Ndeshje tjetër e bujshme mes Roki Balboas dhe rusit Ivan Drago!

Boksieri amerikan, Roki Balboa, dhe rusi Ivan Drago do t’i kryqëzojnë edhe një herë tjetër dorëzat e boksit në vazhdimin më të ri të serialit filmik “Roki”, në të cilin rolin kryesor e luan aktori i njohur amerikan, Silvester Stalone. Në filmin “Roki 4” (1985), rolin e boksierit sovjetik Drago, me të cilin ndeshet Roki, e ka interpretuar aktori amerikan me origjinë suedeze, Dolf Lundgren. Në “Roki 4”, boksieri sovjetk e vret kundërshtarin amerikan Apollo Fejt. I biri i Fejtit, Adonis, të cilin e stërvit Bobo, digjet nga dëshira që të hakmerret dhe ta provokojë Dragon që të ndeshet me të në filmin e ri.

Silvester Stalone është lindur në Nju Jork, më 1946, në familjen e një imigranti që ka ardhur nga Sicilia, dhe ai ka luajtur në mbi 50 filma. Rolet e tij më të spikatur janë te filmat “Roki” dhe “Rambo”. Filmi për boksierin ka marrë tre çmime “Oskar”, përfshi atë për regjisurën më të mirë.

Sfidanti.al