Gatlin: “Mos jam në ëndërr? Vërtet e munda Boltin?”

Xhastin Gatlin, “djali plangprishës”, sikurse e quan atë shumëkush, “rrëmbeu” medaljen e artë në 100 m, në kampionatin botëror të atletikës në Londës, megjithëse është 35 vjeç, duke u bërë kështu kampion bote dhe duke përballuar kështu me sukses presionin e madh të rekordmenit botëror, Usain Bolt, që pati një start të keq në finale, ashtu edhe në gjysmëfinale.

“Mos jam në ëndërr? Vërtet e munda Boltin? E bëra këtë për veten time, për familjen time, për trajnerin tim dhe për vendin tim. Nuk më kishte shkuar ndërmend se do të bëhesha kampion bote në moshën 35 vjeç. Erdha në Londër që të argëtohesha, të shihja se deri ku mund të arrija dhe t’i gëzohesha çdo momenti. Për Boltin mund të them vetëm fjalë të mira për madhështinë e tij. Ai është një legjendë e vërtetë, njeriu më i shpejtë në botë”, deklaroi Xhastin Gatlini mbas triumfit befasues në 100 metra (9,92 sekonda), ndwrsa Bolti doli në vendin e 3-të (9,96) dhe Kolemani në vendin e 2-të (9,94),

Sfidanti.al