Klopp: S’kam kohë të merrem me idiotët e rrjeteve sociale!

Jurhen Klopp ka një përgjigje për kritikët që akuzuan të besuarit e tij pas barazimit me Holandën dhe humbjen me Greqinë.

“Terma si jo ‘mjaftueshëm gjerman’ apo jo ‘mjaftueshëm të bardhë’ në opinionin tim nuk meritojnë asnjë përgjigje. Nuk kam shumë kohë për idiotët që shkruajnë në rrjetet sociale. Problemi i madh në ditët e sotme është se të gjithë kanë të drejtën që të shprehin mendimin e vet. Njerëzit flasin gjëra pa kuptim është një çmenduri. Unë di të them se Gjermania është më e bashkuar se kurrë. Unë jam i mendimit se bota mund të mësojë diçka prej situatës në dhomat tona të zhveshjes”, tha 59-vjeçari.