Murinjo në “Vendin e Gjigandëve”, 7 blerjet e rralla të Zhozes!

Dikur në Shqipëri njihej legjenda Loro Boriçi që donte lojtarët shtatlartë. Partizani i tij ishte një ekip kolosësh ndërsa trajneri nuk pushonte së shqiptuari fjalën e tij të preferuar “i g-jatë”, në mënyrën tipike shkodrane duke thënë “g” dhe “j” dhe jo “gj”. Një Loro i dytë qenka Zhoze Murinjo, i cili ndër 7 blerjet që ka bërë që nga vera e kaluar në verën e tanishme tek Mançester Junajtid, gjashtë i ka “të gjatë”, me vetëm njërin (Henrik Mkitarianin) nën 1.85 centimetra.

Zhoze premtoi vjet se do të donte 7 blerje për të plotësuar skuadrën dhe tani i ka bërë. i fundit, serbi Nemanja Matiç, mbi 1.93 metra, apo gati 1.95! Lukaku është gati 1.90 metra, ndërsa Viktor Lindelof është 1.87 metra. Shprehja më tipike do të ishte “Murinjo në Vendin e Gjigandëve”. Trajneri portugez vazhdimisht ka pasur vlerësim për lojtarët shtatlartë dhe të fuqishëm si Lampard apo Terri tek Çelsi, futbollistët e shumtë të fortë tek Interi apo Pepe, Ramos, Ronaldo, Benzema e Shabi Alonso tek Reali. Shpresohet që bashkë me mesataren e lartësisë së ekipit, të ngrihet edhe pozicioni në renditje i Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al