Arsenali nuk ka ndërmend të lejojë Sanchez të largohet, të paktën jo në drejtim të skuadrave të Premier Leeague. Sipas ‘The Times’, trajneri Arsene Wenger ka qenë i qartë në idenë e tij dhe e ka paralajmëruar futbollistin duke i thënë se nuk do të shkojë as re Chelsea e as te Manchester City, që janë 2 prej prej klubeve të interesuara për shërbimin e kilianit, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në 2018. Ideja është që Topçinjtë e Londrës të mos lejojnë përforcimin e skuadrave rivale në luftën për titullin në kampionation anglez. Si Wenger ashtu edhe drejtuesit e Arsenalit shpresojnë në një qëndrim të Sanchez, por nëse ne drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë e rendësishme nga klube në Evropë, atëherë londinezët do ta marrin në konsideratë atë.
sfidanti.al.