Konte i befason të gjithë, në vend të Matiç, ka gjetur një “dhelpër”

Mediumet ishullorë bëjnë të ditur se Antonio Konte ka gjetur një emër të ri për të zëvendësuar mesfushorin Nemanja Maiç, Deni Drinkuoter të Lester Sitit. Sikurse dihet, “blutë” e lejuan Matiçin që të largohet për në “Old Traford”, ku ky futbollist serb e nënshkroi, dje, kontratën me vlerë prej afro 40 milionë sterlinash. Këtë verë, në “Stemford Brixh” erdhi mesfushori Timue Bakajoko, por Konte dëshiron edhe një mesfushor tjetër që të zëvendësojë Matiçin. Renato Sançes i Bajernit të Mynihut është një opsion, ndërkohë që Konte ka hyrë në kontakt me bashkatdhetarin e tij, Karlo Ançeloti, duke e pyetur këtë të fundit për futbollistin e ri portugez.

Sidoqoftë, mediumet ishullorë vënë në dukje faktin se Konte synon që të marrë Drinkuoterin e Lesterit, ku ai kishte krijuar një partneritet të shkëlqyer me mesfushorin aktual të Celsit, Ngolo Kante, kur “dhelprat”, duke befasuar të gjithë, dolën, parvjet, kampion të Anglisë.

Sfidanti.al