Zhoze Murinjo e justifikoi marrëveshjen me vlerë prej afro 100 milionë sterlinash që e solli sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, në Old Traford, në kërkim të një golashënuesi të ri, ndërkohë qëobjektivi i tij nr.1. me parë, ishte Alvaro Morata i Realit të Madridit. Por, duke qenë se “djajtë e kuq” nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët me “mbretërorët” spanjollë, ata u orientuan tek objektiva të tjerë dhe, kështu, i “vodhën” Celsit Lukakun, për të cilit “blutë” e Londrës kishin kohë që zhvillonin bisedime me “karamelët”, por Junajtidi u tregua më i shkathët dhe ia mori atë “para hundës” Celsit. Junajtidi pagoi 75 milionë euro plus 15 milionë euro suplementare që kanë lidhje me bonuset, ndërkohë që e lejoi Uein Runin që të largohet si lojtar i ri për në Gudison Park (Evertoni), kështu që, po të merren të gjitha sa më sipër parasysh, shuma e transferimit të Lukakut te Junajtidi kap shifrën rreth 100 milionë sterlina.
“Ne shpenzuam shumë para për të siguruar një sulmues të mirë. Kur është fjala për golashënues, ose paguani shumë ose do të mbesni duarbosh”, thotë Murinjo, duke shtuar: “Ne paguam shumë edhe për shkak të asaj që i ndodhi Zllatanit, kështu që ne nuk mund të mbesnim pa një sulmues të fortë të rëndësishëm në gjashtë muajt e parë të sezonit”, tha “speciali”
Sfidanti.al