Është një nga përballjet më të ndjera në Itali. Kur Roma pret Juventusin në stadiumin “Olimpiko” emocionet janë të mëdha në tribuna dhe përpara televizorit, ndërsa kjo sfidë do ta ketë njërin nga protagonistët kryesorë. Zhoze Murinjo, trajneri i Romës, do të jetë në stol këtë të diel në orën 20:45, sepse përjashtimi i tij
Një rekord edhe për Murinjon, i treti karton i kuq këtë sezon!
Vuajtjet nuk kanë fund në stolin e Romës, ndërsa “I veçanti” po acarohet gjithnjë e më shumë. Zhoze Murinjo natyrisht që e ka përmirësuar skuadrën e tij, duke kaluar nga Liga e Konferencës vjet (të cilën e fitoi), tek Liga e Europës këtë vit, dhe me shpresë për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e
Murinjo akuzon arbitrin se e përjashtoi për të ndihmuar Juventusin!
Mori karton të kuq për protesta, diçka që nuk e ka për herë të parë. Zhoze Murinjo thotë se nuk ishte faji i tij, por i gjyqtarit të katërt Serra që pati një konflikt me trajnerin e Romës, pas të cilit ai mori urdhërat për t’u larguar. “Arbitri më tha gjëra tepër të rënda, –
Zhoze Murinjo mund të kthehet tek Interi!
Një rikthim i Zhose Mourinho tek Inter duket i vështirë, por nuk është aspak një opsion i pamundur. Të paktën, këtë ide ka e përditëshmja italiane “La Republica”. Në numrin e saj të së martës, kjo gazetë vjen me këtë lajm të bujshëm, që trazon jo pak ujërat në Serinë A. Kjo tezë mbështet në
Solbaken nderon Murinjon, Verona dorëzohet me rezultatin 1-0
Ndeshja e fundit në Serinë A për këtë javë ishte ajo mes Romas dhe Veronës, e fituar 1-0 nga skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo. Goli i vetëm dhe i suksesit për romanët u shënua nga Solbaken në fundin e pjesës së parë. Nuk ndryshoi rezultati në fraksionin e dytë të sfidës, me Romën që
Trajneri i Salcburgut si Murinjo, vrapoi në fushë pas golit
Skuadra e tij mundi 1-0 Romën në një ndeshje të fortë të Ligës së Europës, dhe ka shpresë për kualifikim, ashtu siç mund të ndodhë edhe e kundërta. Matias Jaisle vrapo në vijën anësore të fushës, ashtu si Zhoze Murinjo në “Old Traford” kur Porto e tij shënoi gol. Edhe trajneri i Salcburgut vrapoi pikërisht
Murinjo: Nëse do të fitonim në Kupë, nuk do të fitonim këtë herë!
Suksesi 2-0 ndaj Empolit ishte normal, por ishte edhe një përgjigje për kritikat e mesjavës. Roma pati mjaft “shkopinj” pas eliminimit nga Kupa e Italisë, e mundur nga e papritura e madhe Kremoneze. Murinjo luajti me rezervat në atë ndeshje, ndërsa këtë herë me titullarët dhe i tha fjalët e tij pas sfidës. “Nëse në
Spaleti: Murinjos i dhurova një “Pulçinelë”!
Ishte fjala e duhur në momentin e bukur të konfirmimit. Napoli fitoi ndaj Romës 2-1, në një nga derbet më të ndjerë të futbollit italian, sidomos të Qendrës dhe Jugut, ndërsa trajneri vendas, Luçiano Spaleti, gjeti kohën për të bërë një shaka. Pasi vlerësoi fitoren që u arrit falë zëvendësimeve, ai u pyet se çfarë
Paralajmërimi i Murinjos: Zaniolo mbetet, por nuk është pjesë e projektit!
Është një ftesë që ai të largohet pa ardhur 31 janari. Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo, nuk pati fjalë me dy kuptime kur foli për situatën e Nikolo Zaniolos në ekipin e tij, duke ia bërë gjithçka të qartë. “Për fat të keq (putroppo) do të mbetet me ne, por nuk është pjesë e projektit,
Legjenda e futbollit, Zhoze Murinjo, mbush 60 vjeç!
Është padyshim njëri nga personazhet e shquar të kësaj loje, me mjaft fitore në karrierën si trajner. Zhoze Murinjo mbush 60 vjeç në stolin e Romës, ndërsa është njëri nga teknikët më triumfatorë të të gjitha kohëve. Që nga Porto, ku fitoi Championsin e Kupën UEFA si dhe kampionatet portugeze, kaloi tek Çelsi ku fitoi